Skandali politik: Ministri kapet brenda në makinë me një femër gjysmë lakuriq

Gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për në ministër të rëndësishëm rus, i cili është kapur në flagrancë teksa ishte duke fjetur në makinën e tij i dehur, së bashku me një vajzë bjonde gjysmë të zhveshur.

Më vonë, u evidentua se ministri në fjalë ishte Aleksandr Viskrebentsev, ministri i financave të rajonit Saratov në Rusi, i cili ishte me leje pune deri në fund të këtij muaji.

Sipas mediave ruse, kjo ngjarje ka ndodhur më 25 maj, ndërkohë që policët i kanë ndaluar ata teksa ishin duke udhëtuar me makinën e shtetit të ministrit natën vonë.

Ministri është gjetur teksa flinte në pjesën e mbrapme të makinës, ndërkohë që vajza e re u gjet në vendin e shoferit me bluzën e saj të zbërthyer.

Një komision i posaçëm do të ngrihet për ministrin, i cili pritet që të pushohet nga puna.

Burimi: Rt.com

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto