Si paraqitet ngjarja në Sri Lanka/ Mbi 290 viktima dhe 500 të plagosur: “Ishin të parashikuara”

Një numër i madh shpërthimesh tronditën Sri Lankën të dielën e Pashkëve, ku hotele luksoze dhe kisha në gjithë vendin u sulmuan nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë, mbi 500 persona janë plagosur, në mesin e tyre dhjetëra të huaj dhe rreth 290 persona kanë gjetur vdekjen. Në njoftimin e saj, policia është shprehur se janë arrestuar 24 persona, ndërsa mësohet se 10 ditë më parë ishte dhënë alarmi për sulme terroriste.

Ranil Wickremesinghe, Kryeministri i Sri Lankës, ëhstë shprehur se shërbimet e sigurisë ishin të vetëdijshme për informacionin e sulmeve të mundshme, por nuk kanë vepruar.

Shërbimet e huaja të inteligjencës kishin raportuar rreziqe lidhur me grupin radikal islamik National Thowheeth Jamàath (Ntj), i njohur që nga viti i kaluar, pasi kishte lidhje me një seri vandalizmi kundër simboleve budiste. Me sa duket, megjithatë, njoftimi i nisur nga shefi i policisë u injorua krejtësisht.

Momentalisht, vendi ndodhet në shok, pasi kjo është ngjarja më e rëndë për të që pas përfundimit të luftës civile në 2009.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto