Shqiptari e sulmoi në klub, 23 vjeçarja tregon tmerrin që përjetoi: “E urrej veten time për atë që më bëri”

Shqiptari Edison Bala ka dalë së fundmi para një gjykate në Rutherglen të Australisë pasi ka sulmuar seksualisht një 23 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në maj 2018, në një klub nate plot me njerëz në Kilbride. Mësohet se 29 vjeçari e la të renë të gjakosur pasi ia hoqi me forcë të brendshmet.

Ndërkohë 23 vjeçarja ka rrëfyer disa detaje nga kjo ngjarje për mediat australiane. Ndërsa identiteti i saj nuk është bërë i ditur, ajo ka thënë se pa mbështetjen e prindërve s’do t’ia kishte dalë të jetonte më pas kësaj ngjarje.

Shqiptari

Përpos dëmeve fizike, 23 vjeçarja ka përjetuar edhe ankth dhe depresion, duke u dëmtuar psikologjikisht. E reja ka treguar se si pasojë e gjendjes së rëndë psikologjike, e goditi veten me thikë në stomak.

 Jeta ime është shkatërruar plotësisht. Unë kam luftuar me mendimet e vetëvrasjes, kam dëmtuar veten dhe jam diagnostikuar me depresion dhe ankth. Këto dy vjet kanë qenë një ferr i vërtetë. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndjehesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”, ka thënë vajza, e cila punonte në industrinë e hotelerisë dhe shkoi në një klub nate me shoqërinë kur ndodhi ngjarja.

“Ai ishte tek zona e duhanpirësve. Duke qenë miqësore unë i thashë përshëndetje, por kuptova që ai nuk fliste anglisht dhe u largova. Ai më ndoqi nga mbrapa dhe më sulmoi seksualisht”, ka thënë ajo. Pritet që gjykata të japë vendimin për shqiptarin javën e ardhshme.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto