Flower
Flower

Shqiptarët qëlluan 11 herë me thikë djalin e moderatores italiane, sot ai u bën gjëmën atyre

Niccolo Bettarini, djali i moderatores së famshme italiane, Simona Ventura, u plagos me thikë jashtë një diskoteke një mbrëmje të korrikut në 2018.

Niccola pas daljes nga spitali, frakturat në trup

Shqiptarët Albano Jakaj dhe Andi Arapi, 24 & 29 vjeç, u shpallën si autorë të plagosjes, pasi qëlluan plot 11 herë me thikë italianin, duke dërguar atë në spital në rrezik për jetën.

Pasi u përmirësua, Bettarini deklaroi në gjykatë se ishte përfshirë në sherr me shqiptarët për të mbrojtur mikun e tij.

Për dëmin që i shkaktuan shtetasit shqiptarë dhe rrezikun për jetën, Batterini ka kërkuar shumën marramendëse prej 1 milion euro dëmshpërblim teksa ka qenë në gjykatë, një shifër kjo e papërballueshme për dy shqiptarët e akuzuar.

Niccola me të ëmën në spital

Burimi: Milano.corriere

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto