Shokuese/ Nuk mund të duronte dot një karantinë të dytë, vetëvritet 24 vjeçarja

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një vajzë 24 vjeçare është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj.

Viktima është e reja Alison Jadin, e cila ka kryer vetëvrasje, ndërsa arsyet që e shtynë drejt këtij akti final nuk bëhen të ditura.

Raportohet se miqtë e saj kanë deklaruar se e reja prej disa ditësh kishte shfaqur shenja depresioni. Ajo kishte thënë se nuk do e përballonte dot një karantinë të dytë prej koronavirusit.

Pikërisht kjo e dyta është pista kryesore ku po heton policia. Në muajin gusht, 24 vjeçarja kishte filluar një biznes parukerie, por karantina e ka penalizuar këtë biznes të sajin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto