Shkoi në tualet pa marrë leje, lideri i Koresë së Veriut i merr jetën zyrtarit të lartë

Mediat e huaja kanë raportuar se lideri i Koresë së Veriut ka ekzekutuar një zyrtar të lartë pasi kishte shkuar në një banjë publike.

Mësohet se zyrtari është ekzekutuar pasi nuk ka respektuar rregullat për koronavirusin. Ai duhet të qëndronte në karantinë për shkak të koronavirusit.

Mirëpo, mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se për shkak ngaqë doli nga karantina, zyrtari i tregtisë është arrestuar dhe u ekzekutua menjëherë sepse rrezikoi përhapjen e sëmundjes.

Mësohet se zyrtari ishte izoluar pasi kishte udhëtuar për në Kinë bashkë me liderin Kim Jong-un. Mësohet se ai kishte injoruar kërcënimin e diktatorit për të ‘sunduar me ligj ushtarak’ ndaj të gjithëve që braktisnin karantinën pa u miratuar nga lideri.

Ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me të infektuar në Korenë Veriore, por shteti ka marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen.

Të gjithë që kanë qenë në Kinë së fundmi apo kanë qenë në kontakt me ndonjë kinez, janë futur në karantinë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto