Shkencëtarët bëjnë zbulimin: “Koronavirusi ka pësuar 40 mutacione, ka jetuar për dhjetëra vite”

Shkencëtarët në Islandë kanë deklaruar se kanë gjetur 40 mutacione të ndryshme që ka pësuar koronavirusi, pasi kanë marrë analizat e tamponëve nga disa pacientë në Islandë.

Kërkuesit, duke përdorur sekuencën gjenetike, kanë identifikuar se sa mutacione ka akumuluar virusi. Kështu shkencëtarët kanë gjetur të zbulonin gjurmë të virusit në tre vende europiane, përkatësisht në Australi, Itali dhe Angli.

Sipas ekspertëve, mendohet se 7 të infektuar kanë qenë në të njëjtin vend gjatë një ndeshje futbolli në Angli. Viruset kalojnë në mutacione të ndryshme gjatë kohës që evoluojnë dhe sillen në mënyra të ndryshme.

Sipas “Daily Mail”, ndryshimi i formës është një proces biologjik që lejon virusin të sulmojë trupin e njeriut. Ata thonë se virusi ka qëndruar për vite me rradhë tek kafshët dhe më pas fitoi aftësinë të kalonte tek njerëzit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto