Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh: “Ishte si kartë ‘Jokeri’, kanâbisi trajton Covid-19”

Disa studiuez kanadezë kanë menduar se kanë gjetur disa lloje të forta kanabisi që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit.

Studiuesit e Universitetit të Lethbridge kanë bërë të ditur se kanë mbledhur disa të dhëna të 4 viteve të fundit, ku deklarojnë se kanë gjetur fakte që kanabisi trajton Covid-19.

Prej vitit 2015, Olga dhe Igor Kovalchuk kanë punuar me efektet e kanabisit duke përdorur lloje të ndryshme nga e gjithë bota.

“Ka shumë informacione të dokumentuara se kanabisi ndikon tek kanceri, inflamacioni, mbipesha etj. Kur filloi COVID-19, Olga kishte idenë që të rishikonim të dhënat dhe ta përdornim për kurimin e pandemisë. Ishte si një kartë ‘Jokeri’ për ne”, është shprehur Igori.

Ekspertët kanë deklaruar se duhen më shumë prova dhe kërkime, por se ky studim ka thënë shpresë se nëse vërtetohet që kanabisi modulon enzimën, mund të përdoret si një strategji për trajtimin e Covid-19.

Burimi: Blackenterprise

Ju mund të pëlqeni dhe këto