Shërbeu për 11 presidentë të SHBA gjatë karrierës së tij, humb jetën zyrtari amerikan nga koronavirusi

Wilson Roosevelt Jerman është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare. Ai ka qenë një ish banor i Shtëpisë së Bardhë që ka punuar për 11 presidentë të SHBA-së.

Mbesa e tij, Shanta Taylor Gay, ka bërë të ditur se gjyshi i saj është ndarë nga jeta. “Ai ishte autentik. Ai ishte një njeri i qetë, por i ashpër. Bente shumë punë dhe nuk u ankua”, shprehej ajo.

Wilson filloi punë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1957, kohë kur president ishte Dwight D. Eisenhower. Ai u rrit në detyrë kur ishte Presidenti John F. Kennedy.

Në fund të karrierës së tij, Obama e nderoi Jerman me një pllakë dhe një monedhë për të përfaqësuar të gjithë presidentët për të cilët ai kishte shërbyer.

Pas vdekjes së Jerman, ka reaguar edhe bashkëshortja e Obama, Michelle Obama. Ajo ka thënë se ndjehet me fat që e ka njohur Jerman dhe se ai kishte një shpirt  bujar.

“Me mirësinë dhe kujdesin e tij, Wilson Jerman ndihmoi që Shtëpia e Bardhë të bëhej një shtëpi për dekada të Familjeve të Para, përfshirë edhe tonën. Shërbimi i tij për të tjerët, gatishmëria e tij për të shkuar lart e më tej për vendin që ai e deshi dhe të gjithë ata, jetën e të cilëve ai preku  është një trashëgimi e denjë për shpirtin e tij bujar. Ne ishim me fat që e njohëm. Barack dhe unë i dërgojmë dashuri dhe lutje të sinqerta familjes së tij “, u shpreh ajo.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto