Shënohet viktima e parë në Greqi nga koronavirusi, të prekurit shkojnë në mbi 100

Greqia ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi. Ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 100 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një 66 vjeçar ka humbur jetën. Viktima ishte i shtruar në Spitalin Universitar të Patras dhe u infektua pas një turneu fetar me autobus në Izrael dhe Egjipt gjatë shkurtit.

Sipas mediave greke, disa nga udhëtarët bashkë me 66 vjeçarin në autobus, janë infektuar dhe ndodhen në spitale ose në vetëizolim.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto