Shënohet aksidenti tragjik, nëna dhe e bija e saj 2 vjeçe humbin jetën pas përplasjes fatale

Një aksident fatal është shënuar pasditen e djeshme në Kretë, ku nënë e bijë, 38 dhe 2 vjeçe, kanë ndërruar jetë fatkeqësisht.

Pamje nga aksidenti

Mediat greke shkruajnë se aksidenti u shënua rreth orës 17:00 në Mories, pasi makina me të cilën ato udhëtonin u përplas me një mjet bujqësor i një fabrike vaji.

Mësohet se gruaja ishte oficere policie dhe në çastin e aksidentit, ajo po largohej nga shtëpia e babait kur u përplas tragjikisht me automjetin bujqësor.

Pamje nga aksidenti

Mediat greke shkruajnë se drejtuesi i mjetit bujqësor ishte një burrë me origjinë shqiptare, ndërsa pasagjer ishte një burrë me origjinë aziatike.

Pamje nga aksidenti
Ju mund të pëlqeni dhe këto