Rritje alarmante e rasteve të reja, Greqia fut në karantinë qytetin afër me Shqipërinë

Një nga zonat më të goditura në Greqi nga koronavirusi është rajoni Kozani në Greqinë Veriore. Së fundmi, ky qytet është vendosur në karantinë.

Në këtë zonë ka mbi 220 raste aktive, ndërsa 554 kontaktet e tyre janë futur në karantinë. Totali i rasteve të reja në Greqi shkoi në 453 persona të infektuar.

“Për shkak të ngarkesës së shtuar epidemiologjike në rajonin e gjerë të Kozanit, e gjithë Njësia Rajonale e Kozanit është vendosur nga nesër (e Premte), në orën 06.00 dhe për 14 ditë, deri më 29 Tetor 2020, në Nivelin e Alarmit kategoria 4 – Rritja e Rrezikut”, thotë një deklaratë e lëshuar.

Kategoria “Niveli i Alarmit kategoria 4 – Rrezik i Rritur” parashikon përdorimin e detyrueshëm të maskës në të gjitha zonat e brendshme dhe të jashtme, pezullimin e të gjitha tubimeve në hapësirat publike dhe private, si dhe ndalimin e lëvizjes jashtë Njësisë Rajonale Kozani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto