Rrihte gruan, arrestohet babai i këngëtares së famshme

Babai i aktores së njohur amerikane Lindsay Lohan, Michael Lohan, është arrestuar së fundmi nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major, se e ka dhunuar sipas “Daily Mail” dhe për këtë arsye është vënë në pranga.

Mësohet se Kate ka deklaruar për policinë se ish burri kishte kërkuar shërbime eskorte gjatë një udhëtimi që ata bënë në Houston.

Vetëm një vit pas martesës, dyshja u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2015. Ndërkaq, Lindsay ende nuk ka reaguar mbi arrestimin e babait.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto