Koronavirusi prek futbollin gjerman, infektohet lojtari i njohur

Me mijëra viktima janë shënuar në botë si pasojë e koronavirusit që ka gjetur një përhapje të madhe.

Së fundmi, është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në futbollin gjerman. Mësohet se mbrojtësi 23 vjeçar i Hanover 96, Timo Huebers, është diagnostikuar me koronavirus.

Lojtari kishte shfaqur simptomat e para të koronavirusit dhe pasi u testua, doli pozitiv. Nuk dihet nëse lojërat e futbollit në Gjermani do të pezullohen, ndërsa shumica prej tyre kanë vendosur të luhen me dyer të mbyllura.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto