Flower
Flower

Qiratë vetëm 15 euro e rrogat 1200 euro, ky është qyteti i ëndrrave i të gjithëve

Në zemër të Andaluzisë, qyteti i Marinaledës ka pushtuar zemrat e shumë njerëzve pasi rrogat janë shumë të larta dhe papunësia nuk ekziston.

Në këtë qytet banojnë vetëm 2500 njerëz, të cilët u ftuan që të punojnë në agrokulturë, që është i vetmi burim pasurie i qytetit.

Në qytet qiratë kushtojnë 15 euro, ndërsa ky komunitet është i pari në zonë që prodhon, konservon dhe eksporton speca, bathë, argjinare dhe vaj ulliri. 70% e banorëve të tij kultivojnë tokën, ndërsa 30% merren me aktivitete tregtare apo institucionale.

Banorët mund të marrin kredi me 0 interes nga qevera vendore dhe kuota e dhënë për çdo muaj vendoset nga qytetarët në asamble. Përpos kësaj, qytetarët përfitojnë 47 euro për 6 ditë, që duke u shumëzuar me një muaj të tërë, shkon në një fitim prej 1.128 eurosh në muaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto