Flower
Flower

Pyeti ndjekësit në sondazhin e Instagram nëse duhet të vd*s.te apo jo, 16 vjeçarja i merr jetën vetes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malajzi, ku një vajzë 16 vjeçare i ka marrë jetën vetes si pasojë e një sondazhi që kishte bërë në profilin e saj në Instagram.

Mediat lokale raportojnë se e reja kishte bërë një sondazh në këtë rrjet social, ku i pyeste ndjekësit e saj nëse duhet të jetonte apo të vdi.ste.

Rreth 69% e votuesve kishin zgjedhur opsionin “vdi.s” dhe e reja më pas ishte vetëvr.arë. Momentalisht, policia është duke hetuar gjithë ndjekësit e vajzës dhe ata që votuan pro vr.asjes së saj. Një avokat ka sugjeruar se ata që votuan pro, janë fajtor për nxitjen e vetëvr.asjes së adoleshentes.

Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit në Malajzi, Syed Saddiq Abdul Rahman, është shprehur se tragjedia duhet të diskutohet në nivel kombëtar për të ndërgjegjësuar shëndetin mendor të të rinjve në vend.

“Unë jam vërtet i shqetësuar për gjendjen e shëndetit mendor të të rinjve tanë”, tha ai ndërsa shtoi:  “Është një çështje kombëtare që duhet marrë seriozisht.”

Burimi: The Guardian

Ju mund të pëlqeni dhe këto