Punonte në një lokal, gjendet e pajetë brenda garderobës së saj 24 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Spanja, ku një vajzë 24 vjeçare nga Cheshire, Angli, u gjend e pajetë në shtëpinë e saj.

E reja, e identifikuar si Danielle Finlay Brookes, punonte si bariste në një lokal në Spanjë. Sipas mediave lokale, ka qenë fqinji i saj që e ka gjetur vajzën të pajetë brenda në garderobë.

Mësohet se fqinji ishte shqetësuar për zhdukjen e vajzës dhe ishte futur brenda shtëpisë së saj. Policia është duke investiguar për këtë krim.

Pamje nga vendngjarja

Deri më tani janë mbledhur 5 mijë paund në GoFundMe, para të cilat do të përdoren për të riartdhesuar të renë dhe për të hequr shpenzimet e funeralit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto