Publikohet videoja e rëndë/ Përleshje me agresorin, humbin jetën dy policët në krye të detyrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Triestes në Itali, ku dy policë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një konflikti me armë me një agresor.

Matteo Demenego dhe Pierluigi Rotta janë qëlluar me plumba nga Alejandro Meran, i cili ka mbajtur dy armë në duar duke qëlluar me shpejtësi drejt tyre.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat në komisariatin e Triestes. Pasi qëllon drejt policëve, ai tentoi të vidhte një makinë para komisariatit dhe iu drejtua me pistoletë 7 agjentëve.

Por autori e kuptoi që s’kishte shpëtim dhe në ato momente qëllon edhe veten. Momentalisht, ai ndodhet në burgun e Triestes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto