Flower
Flower

Kritikoi publikisht Erdoganin, rri.het keq burri me shkop bejsbolli

Selim Demirag, një kolumnist që është një kritikues i përhershëm i presidentit turk Rexhep Erdogan, ka përfunduar në spital me plagë të rënda pasi u rrah nga disa persona.

Sipas gazetës turke “Yenicag”, Demirag që është kolumnisti i saj, u rrah me shkoping bejsbolli nga 5-6 persona në rrethana të mistershme.

Ky incident ka ndodhur në një kohë kur në Turqi ka tensione të larta për shkak se Komisioni Suprem i Zgjedhjeve mori vendimin të zhvlerësojë rezultate e zgjedhjes së kryebashkiakut në Stamboll dhe do planifikojë rizgjedhje më 23 qershor.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Erdoganit pretendon se fitorja në Stamboll është marrë me mashtrime, ndërsa opozita thotë se presioni i qeverisë ndaj Komisionit Suprem Zgjedhor është i dukshëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto