Protestuan kundra rritjes së çmimit të karburantëve, qeveria franceze tërhiqet dhe pezullon vendimin

Pas tre javësh protestash të fuqishme kundra rritjes së taksës së karburantëve, qeveria franceze është tërhequr nga vendimi i saj.

Me javë të tëra, njerëzit dolën për të protestuar në Paris, duke pushtuar qytetin për të kundërshtuar këtë vendim.

Kështu qeveria ka pezulluar këtë vendim për disa muaj, në mënyrë që të zvogëlohet tensioni dhe t’i jepet kohë zgjidhjes së ngërçit dhe nisjes së negociatave me “jelekverdhët”.

Po ashtu bëhet e ditur se vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në Pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron.

Ju mund të pëlqeni dhe këto