Protesta të dhunshme në Napoli kundër masave anti-Covid, qytetarët përplasen me policinë

Me mijëra qytetarë janë ngritur në protest në qytetin e Napolit dhe rajonet përreth pas shtetrrethim që u vendos në disa qytete.

Policia e Napolit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues. Mediat e huaja bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë pas përplasjes me protestuesit.

Protestuesit marshuan para selisë së qeverisë rajonale, duke brohoritur dhe duke vendosur zjarr në koshat e plehrave.

Ata mbanin pankarta të shumta në dorë ku shkruanin ‘liri’, ‘nëse mbyllesh, paguan’. Kujtojmë që mbyllja është bërë për shkak të infeksioneve të larta që ka shënuar Italia ditët e fundit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto