Princi Charles infektohet me koronavirus, zbulohet gjendja e tij shëndetësore

Princi Charles, djali i Mbretëreshës Elizabeth II, është infektuar me koronavirus. Ai ka shfaqur simptoma të lehta të dielën dhe ka kryer testin të hënën.

Mësohet se Princi është izoluar në shtëpinë e tij në Skoci. Ndërkaq, bashkëshortja e tij, ka kryer testin, por ka dalë negative.

Eshtë e vështirë të mësohet prej nga u infektua princi, duke marrë parasysh numrin e lartë të takimeve apo daljet në publik të javëve të fundit. Mjekët mendojnë se ai mund ta ketë marrë virusin që prej datës 13 mars.

Ju mund të pëlqeni dhe këto