Presidenti Thaçi jep lajmin e mirë, ky vend në Karaibe njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës

Disa ditë më parë, Republika e Kosovës festoi 12 vjetorin e Pavarësisë. Deri më tani, 115 shtete sovrane e kanë njohur Kosovën.

Së fundmi, Presidenti kosovar Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Kosova është njohur edhe nga Xhamajka, një lajm që Thaçi e ka zbuluar në Twitter.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel. Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, ka shkruar presidenti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto