Flower
Flower

Policia shkoi për ta arrestuar, ish presidenti i Perusë që.llon veten në dhomën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peru, ku ish presidenti i këtij vendi, Alan Garcia, ka qëlluar veten me armë vetëm disa minuta pasi policia kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa sekretari i tij Pinedo është shprehur se me të ardhur policia, Garcia u mbyll në dhomë dhe brenda saj u dëgjua një krismë.

“Gjendja e ish-presidentit është e ndërlikuar. Tash për tash është duke iu nënshtruar një operacioni. I lutemi Zotit që ai ta gjejë forcën”, ka thënë avokati i tij, Erasmo Reyna nga spitali ku ndodhet i shtruar ish presidenti.

Alan Garcia, 69 vjeç, ka shërbyer dy herë si President i Perusë, njëherë nga viti 1985 e deri në 1990 dhe herën e dytë nga viti 2006 deri në 2011.

Pas përfundimit të mandatit, ai u bë pjesë e një skandali për korrupsion, që nisi në Brazil dhe përfshiu qindra politikanë. Vitin e kaluar, Garcia kërkoi azil në ambasadën e Uruguait në Lima, por kërkesa e tij u refuzua dhe ai u kthye në shtëpi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto