Flower
Flower

Po shkonte në kishë, trupi i 17 vjeçares gjendet i hedhur në një fushë dhe e shpërfytyruar në fytyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e djeshme në provincën e Cebu në Filipine, ku një vajzë 17 vjeçarje ka gjetur vdekjen në rrethana të tmerrshme.

Viktima, e identifikuar si Christine Silawan, mendohet të jetë përdhunuar dhe më pas masakruar nga persona të paidentifikuar, të cilët e kanë hedhur më pas trupin e saj në një fushë.

Në rrëfimin e saj, nëna e vajzës është shprehur se e bija ishte rrugës për në kishë si çdo të dielë, por u alarmua kur vajza e saj nuk po shkonte në shtëpi dhe lajmëroi menjëherë policinë.

Autoritetet përkatëse nuk e kanë gjetur ende autorët e ngjarjes, por kanë hedhur dyshimet mbi disa persona me precedentë penalë të mëparshëm.

Ju mund të pëlqeni dhe këto