Po përhapet me shpejtësi në botë, ky infeksion i rrallë po i rrezikon jetën njerëzve

Plot 12 persona kanë humbur jetën nga një infeksion i rrallë bakterial që është duke u përhapur me shpejtësi në vende të botës.

Shumica e të prekurve kanë qenë nga Essex, Angli dhe ishin duke u mjekuar për plagë kronike nëpër qendra mjekësore.

Ky infeksion quhet streptococcus inaziv Group A dhe filloi në Braintree, për t’u përhapur më pas në vende të tjera.

Sipas “NHS”, deri më tani janë raportuar 32 raste me këtë sëmundje. Për të ndjekur nga afër situatën është krijuar një ekip i menaxhimit të incidenteve.

Këto baktere mund të gjenden në lëkurë a fyt dhe një njeri mund të jetë mbartës i saj edhe pa shfaqur asnjë simptomë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto