Flower
Flower

Po përdorte celularin kur ishte në karikim, humb jetën 20 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ku një vajzë 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes elektrike.

Mediat vendase raportojnë se Anastasia u gjend e vdekur në banjë nga mamaja e saj, ku në një dorë mbante celularin që e kishte në karikim dhe në tjetrën, prizën e dushit.

E ëma mendoi se vajza e saj kishte humbur ndjenjat dhe thirri menjëherë ambulancën, të cilët raportuan vdekjen e 20 vjeçares dhe nuk kishin ç’të bënin për ta ndihmuar.

Por kjo nuk është hera e parë që një e re ndërron jetën në Moskë për të tilla raste. Një javë më parë, një vajzë 14 vjeçare vdiq pasi telefoni i ra nga dora kur ishte në vaskë, ndërsa muajin e kaluar një 12 vjeçare ndërroi jetë kur po përdorte celularin në dush.

Ju mund të pëlqeni dhe këto