Po luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë, humb jetën ish ministrja

Presidentja e rajonit të Kalabrisë dhe politikania e “Forza Italia”, Jole Santelli, është gjendur e pajetë në shtëpinë e sja në Cosenza.

Sipas mediave italiane, prej kohësh Santelli ishte duke luftuar me sëmundjen e kancerit. Më herët, në vitin 2001, e ndjera ka qenë edhe deputete.

Santelli do të mbushte 52 vjeçe në muajin dhjetor. Gjatë qeverisë së Berlusconit, ajo ka mbajtur në vitet 2001 dhe 2006 postin e ministres së Drejtësisë.

E diplomuar në universitetin e Sapienzas në Romë, ajo ishte anëtarësuar në Forza Italia që në vitin 1994.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto