Po lante dhëmbët, 11 vjeçarja ndërron jetë nga ky përbërës në pastë

Denise Saldate, një vajzë 11 vjeçe nga Covina e Kalifornisë, ka gjetur vdekjen teksa ishte duke larë dhëmbët bashkë me motrën e saj 15 vjeçe.

Sipas mediave amerikane, mësohet se Denise ka pësuar një alergji fatale për shkak se pasta e dhëmbëve që po përdorte kishte përmbajtje qumështi, ndaj të cilit Denise ishte alergjike.

Mamaja e vogëlushes së ndjerë, Monique Altamirano ka thënë se nuk e dinte që kolinozi kishte përbërje qumështi dhe e pa vajzën e saj të dilte nga tualeti duke qarë e duke i thënë se nuk po merrte dot frymë. Pasi buzët e 11 vjeçares u bënë blu, nëna ka thirrur menjëherë ambulancën dhe u përpoq t’i jepte frymë gojë më gojë, por vogëlushja vdiq nga mbytja.

Të dëshpëruar, prindërit e saj janë shprehur se nuk e kishin lexuar me vëmendjen etiketën e pastës së dhëmbëve, ku shkruhej se në të ishte një proteinë me përmbajtje qumështi.

Ndonëse kanë kaluar dy javë prej vdekjes së vajzës së tyre, prindërit e Denise janë shprehur se duan të ndërgjegjësojnë të tjerë për t’u kushtuar sa më shumë vëmendje produkteve që blihen.

“Ajo tha se nuk merrte dot frymë dhe buzët e saj ishin bërë blu. Kolinozi ishte i gjithi në dhëmbët e saj dhe i ndaloi oksigjenin. Nuk mund ta kthejmë pas Denise, por ne mund të ndihmojmë të tjerët në emër të saj”, ka thënë Monique për “Yahoo News”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto