Po hante mëngjes, gazetari qëllohet e ndërron jetë në vend/ Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Meksikë, ku një gazetar i njohur ka gjetur vdekjen.

Mediat e huaja raportojnë se Jesus Eugenio Ramos Rodriguez, është qëlluar me armë zjarri teksa po hante mëngjesin.

Personat që kanë qëlluar drejt tij ende nuk janë identifikuar. Rodriguez ishte moderatori i një emisioni radiofonik që transmetohej dy herë në javë, ndërsa është i dyti gazetar që qëllohet brenda një viti në Meksikë.

Sipas “CNN”, organizata “Reportetët pa Kufij” kanë ngritur alarmin se gazetarët rrezikohen shumë në Meksikë, sidomos grupi i atyre që raporton për korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto