Piu Pepsi në vend të Coca-Colës, 30 vjeçarja përfundon në gjendje kome

Një grua ka përfunduar në koma pasi i dhanë në lolal një Pepsi Max në vend të Coca-Colës me yndyrë të plotë. Elizabeth Perkins vuan nga një alegji e rrallë.

30 vjeçarja nga Derbyshire i Anglisë pësoi një reaksion të rëndë alergjik nga pija dietike Pepsi Max. Kjo pasi si Elizabeth dhe dy djemtë e saj janë alergjikë ndaj ëmbëlsuesve artificialë “aspartame” që gjenden në shumë produkte, por që është në sasi të larta tek pijet joalkoolike dietike.

Ajo porositi në lokal tre Coca-Cola, por gabimi i kamarierit kur i dha Pepsi për pak sa nuk i mori jetën e saj. Pasi është zgjuar nga koma, ajo ka folur për këtë incident.

“Unë pothuajse vdiqa pasi piva Pepsi Max dietike në vend të versionit të plotë të yndyrës që kisha kërkuar. Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se çfarë ndryshimi të madh bën diçka e vogël. Që në momentin që është vendosur tatim për sheqerin, gjithnjë e më pak vende po shërbejnë pijet me yndyrë të plotë. Disa kamarierë automatikisht ju japin versionet  e pijeve me sheqer të ulët ose pa sheqer, por për mua, ai gabim mund të ishte fatal. Pasi piva gllënjkën e parë, menjëherë e kuptova se ishte një shije e çuditshme dhe ndjeva se do të sëmuresha. Po më merreshin mendtë, gjithçku m’u errësua, ndërsa trupi po përpiqej të luftonte kundër reaksionit alergjik. Më pas më dërguan në spital, ku qëndrova tre ditë në gjendje kome. Ishte e tmerrshme!”, ka thënë ajo.

Kjo alergji është gjenetike dhe tanimë Elizabeth nuk do të pijë më ëmbëlsues artificial gjatë gjithë jetës së saj.

“Që kur tatimi mbi sheqerin hyri në fuqi, në dyqane shiten vetëm produkte që përmbajnë ëmbëlsues artificialë. Problemi është që shumica e njerëzve nuk shohin ndonjë ndryshim të madh në këto dy terma, e njëjta gjë më ndodhi dhe mua në lokal. Ndjehemi sikur jemi të penalizuar sepse kemi nevojë për versionet me sheqer të gjërave, pasi kjo është një domosdoshmëri për ne.  Ne nuk kemi enzima në trup që të shkatërrojnë ëmbëltuesit, kështu që është si helmi i menjëhershëm dhe menjëherë do të fillojmë të vjella dhe të marramendës nëse konsumojmë produkte që përmbajnë ëmbëltues artificialë”, është shprehur ajo më tej.

Ju mund të pëlqeni dhe këto