Përgjigjia e Greta Thunberg ndaj gruas që i ndërpreu fjalimin ka lënë shumë njerëz pa fjalë

Greta Thunberg, 16 vjeçe, është kthyer në një nga aktivistet për mbrojtjen e klimës më të njohura në të gjithë botën. Së fundmi, ajo ka mbajtur një fjalim për pasojat e ndryshimeve klimaterike në Karolinën e Veriut, SHBA.

Mediat e huaja kanë raportuar se gjatë momentit kur po fliste para një turme të madhe, një grua i ka ndërprerë fjalimin asaj.

“Greta, erdha sot këtu për të marrë vëmendjen tuaj. Unë duhet të flas me ju”, mësohet t’i ketë thënë gruaja 16 vjeçares.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Greta e ka lënë gruan të fliste deri në fund dhe më pas i tha: “Unë mendoj se nëse dëshiron të flasësh me mua personalisht, duhet ta bësh më vonë”.

Përgjigjia gjithë edukatë e Gretës ka habitur turmën dhe menjëherë ata kanë brohoritur për të. Më pas, ajo ka vazhduar fjalimin e saj deri në fund.

Ju mund të pëlqeni dhe këto