Përfitoi nga paratë që do bliheshin pajisjet për të luftuar Covid-19, arrestohet ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë në Bolivi është arrestuar nga autoritetet pasi mbi të rëndon akuza se ka bërë korrupsion me blerjen e tepërt të ventilatorëve për të luftuar Covid-19.

Marcelo Navajas, u arrestua nga policia në La Paz një ditë pasi presidenti i përkohshëm i vendit, Jeanine Anez, urdhëroi një hetim për blerjen e dyshimtë.

Marcelo Navajas

Po ashtu, u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë. Anez ka qenë në pushtet për 6 muaj.

Bolivia bleu 179 ventilatorë nga një prodhues në Spanjë. Një ventilator kushtonte 27.683 dollarë, duke e çuar shpenzimin në 5 milionë dollarë gjithsej. Blerja u financua nga Banka Ndër-Amerikane e Zhvillimit, dy punonjës prej të cilit janë thirrur të japin dëshmi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto