“Pasojat e koronavirusit do vihen re edhe në dekadat që vijnë”, paralajmërimi i kreut të OBSH

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se pandemia e koronavirusit është një krizë që ndodh një herë në shekull dhe efektet e saj do vihen re edhe në dekadat që do vijnë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH. Më shumë se 680 mijë persona në të gjithë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas Tedros, studimet kanë treguar se shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për koronavirusin. Kjo ndodh edhe në zonat ku pandemia ka qenë shumë e përhapur.

“Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja”, ka deklaruar kreu i OBSH.

Ju mund të pëlqeni dhe këto