Pasi i mori jetën gruas, burri shtiret si ajo për plot një vit/ Detajet nga ngjarja e frikshme

Një burrë 35 vjeçar nga Florida akuzohet se ka vrarë gruan e tij në dhjetor të 2017-ës dhe më pas është shtirur si ajo për të fshehur krimin.

Po ashtu, policia dyshon se ai ka vrarë më vonë prindërit dhe vëllain e gruas së tij. “Tampa Bay Times” raporton se viktima, Jamie Ivancic, 21 vjeçe, foli për herë të fundit me motrën e saj, Karma Stewart, më 25 janar 2018. Në këtë video-telefonatë, Stewart tregon se Ivancic i tha se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen, tashmë 25 vjeç.

Pas asaj telefonaate, Stewart nuk foli më kurrë drejtpërsëdrejti me të motrën. Herë pas here, ajo dhe familja e saj, merrnin mesazhe nga numri i Ivancic, tek-tuk dhe foto të fëmijëve që kishte me Svensen-n.

Kur familja e Ivancic përpiqej të fliste me të në telefon, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Policia nuk e di për sa gjatë i ka mashtruar njerëzit Svensen, por ajo telefonatë e Ivancic me të motrën ka qenë më shumë mundësi e fundit për viktimën.

Thuajse një vit pas asaj telefonate të fundit, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj. Svensen ishte i dyshuar vetëm në këto vrasje. Më 3 janar, ai u kap në makinën e gruas së tij dhe u arrestua në bazë të dyshimit të mësipërm. Gjatë marrjes në pyetje, ai zbuloi se kishte vrarë familjen në fjalë, si dhe gruan e tij.

Më 8 janar, hetuesit njoftuan se Svensen është akuzuar për vrasjen e Ivancic, trupi i të cilës u gjet në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti.

Momentalisht, Svensen po mbahet në burg për tre vrasje të gradës së parë. Nuk dihen ende motivet e vrasjeve.

Burimi: Anabel.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto