Panik brenda avionit/ Mjeti fluturues rrëzohet pak pas nisjes, pasagjeri filmon ngjarjen (Video)

Një avion rus i tipit “An-2” është rrëzuar të enjten vetëm pak momente pasi u ngrit në ajër nga qyteti Magadan në Rusi.

Ka qenë një pasagjer brenda avionit që ka filmuar momentin kur avioni me 12 pasagjerë në bord ka rënë dhe është përplasur me tokën.

Në këtë video shihet se si avioni ngrihet ngadalë në ajër dhe brenda pak sekondave humb lartësinë e bie me shpejtësi të madhe.

Sipas zëdhënësit të ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme, 7 persona janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spital. Vetëm njëri prej tyre raportohet në gjendje kritike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto