Pamjet prekëse, 4 vjeçarja me leucemi përshëndet të atin nga xhami i dritares

 

Mila Sneddon është një 4 vjeçare me leucemi, e cila nuk mundet të takojë dot babain e saj për shkak të koronavirusit.

Mamaja e Milas ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shihet e bija e saj që përshëndetet me të atin nga xhami i dritares.

Ata jetojnë në Skoci dhe për të mirën e shëndetit të vajzës që po trajtohet me kimioterapi, prindërit kanë vendosur ta izolojnë atë brenda.

“Fillimisht u ndjeva keq që duhet të ndaja familjen time, por shumë familje kanë bërë të njëjtën gjë për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur. Shpresoj që këto foto t’i bëjnë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e distancës dhe të zbatojnë rregullat. Ishte e vështirë për ne, por sa më shumë njerëz të dalin jashtë, aq më gjatë do të duhet të qëndrojmë brenda dhe Milës i mungon babi dhe motra. Ajo arrin ta shohë të atin vetëm nëpërmjet xhamit të dritares, gjë që e bën shumë të lumtur. Ne menduam të izoloheshim së bashku si familje, por kemi fatura për të paguar dhe vajza ime tjetër Jodi, 16 vjeç është akoma në shkollë. Bashkëshorti im, Scott është inxhinier dhe është në kontakt me njerëzit prandaj është rrezik për ne. Kur vendosëm të izoloheshim në shtëpi të ndara, Mila më pyeti ‘Pse nuk mund të hyjë babi’ dhe u mërzita shumë. U përpoqa ta sqaroja se po e mbrojmë nga virusi dhe e kuptoi”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto