Pamjet e tmerrshme nga spitali i Bergamos, të sëmurit nuk marrin dot asnjë shtrat: “Mbipopullim”

Spitali më i mbingarkuar me pacientë në Itali është spitali Papa Giovanni XXII në Bergamo, që është edhe qyteti më i prekur nga koronavirusi.

“Sky News” ka publikuar së fundmi disa imazhe tronditëse nga ky spital. Në këto pamje të filmuara, shihet se në korridoret e spitalit janë vendosur shtretër, ndërsa pacientët përpiqen të marrin frymë.

Pacientët që duhet të jenë në kujdes intensiv ende nuk kanë arritur të marrin një shtrat pasi spitali është i mbipopulluar.

“Anëtarët e stafit mes kaosit të krijuar nxitojnë nëpër dhomat e pacinetëve me shtretër të kujdesit intensiv. Pacientët luftojnë të marrin frymë ndërsa tubat u kalojnë oksigjenin në mushkëritë e tyre të dëmtuara”, thotë gazetari në këtë video.

Gazetari dhe ekipi i tij janë të veshur me maska, doreza dhe uniforma, ndërsa kanë parë imazhet e trishta që vijnë nga ky spital.

“Edhe pse pamjet e kapura nga stafi i Sky News tregojnë pacientët që janë shumë të dobët për të folur, dhe në mesin e zhurmave  të vazhdueshme nga monitoruesit pajisjet që i mbajnë në jetë është pothuajse e pamundur të dëgjohet fjalët që ato thonë”, thotë reporteri.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto