Pamjet/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë dorë për dore me Melania Trump

Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë! Trump ka dalë nga Shtëpia e Bardhë dorë për dore me Melania.

Trump është larguar me helikopter nga Shtëpia e Bardhë për të mbërritur në bazën ushtarake të Maryland ku ka dhënë edhe një fjalim të fundit të tij si president.

President Donald Trump and first lady Melania Trump stop to talk with the media as they walk to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Jan. 20, 2021, in Washington. Trump is en route to his Mar-a-Lago Florida Resort. (AP Photo/Alex Brandon)

Në fjalimin e tij të lamtumirës, Trump ka falenderuar gruan e tij, Melania, duke thënë se ajo e ka mbështetur atë gjatë detyrës së tij.

 “Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua dhe më kanë dhënë mbështetjen. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu. Ajo që kemi bërë ka qenë një punë e mrekullueshme. Rindërtuam SHBA-të, krijuam një forcë të re, kemi pasur arritjet tona të mëdha. Nuk jemi një administratë e rregullt por speciale. Kemi bërë atë që nuk është bërë kurrë më parë”, tha Trump.

Ditën e sotme do të zhvillohet inagurimi i Joe Biden si president i SHBA-së në orën 09:00 me orën amerikane. Ndryshe nga herët e tjera, në ceremoninë e inagurimit do të marrin pjesë shumë pak njerëz për shkak të koronavirusit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto