Pamje tronditëse/ Protestuesit tërheqin zvarrë kryebashkiaken, më pas i presin flokët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet në Bolivi, ku kryebashkiakia e qytetit është sulmuar nga protestuesit.

Patricia Arce është tërhequr zvarrë nëpër rrugë nga protestuesit, të cilët e lyen atë me bojë të kuqe dhe më pas i prenë flokët.

Pastaj, atë e dorëzuan në polici. Prej 20 tetorit në zgjedhjet presidenciale, vendi është përfshirë nga disa protesta masive.

Arce është akuzuar se ka kërkuar masa radikale për parandalimin e protestës. Të paktën tre persona raportohen të kenë vdekur dhe kryebashkiakia akuzohet si përgjegjëse.

Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të një kryebashkiakeje. Disa kohë më parë, banorët e një qyteti në Meksikë morën kryetarin e bashkisë nga zyra, e lidhën në një kamion dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto