Flower
Flower

Pamje të rënda/ Avokati qëllohet me armë teksa mban në krahë vajzën 18 muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Caruaru të Brazilit, ku një avokat ka ngelur i vrarë pasi u qëllua me armë.

Andre Ambrosio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, ka ngelur i vrarë në vend, pasi është ekzekutuar nga një person i paidentifikuar, i cili e ka qëlluar me armë avokatin.

Por, ajo çfarë e ka bërë këtë moment drithërues, ka qenë fakti se babai gjatë tërë kohës është përpjekur të shpëtojë të bijën e tij.

I gjithë momenti i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë momentin kur avokati ka dalë nga makina pasi i është afruar shtëpisë së ish-gruas për të lënë vajzën.

Me të dalë nga vetura, ai ka marrë  në krahë vajzën e tij 18 muajshe, e cila ishte bashkë me dadon e saj. Por në ato momente, aty është afruar një person me armë në dorë, ku ka kërcënuar avokatin e njohur.

Andre i ka kërkuar atij që të lërë fëmijën dhe më pas është shtrirë në tokë, ku është qëlluar me armë 5 herë dhe ka ndërruar jetë në trotuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto