Flower
Flower

Pallati tetë katësh merr flakë në Paris, 8 persona humbin jetën/ Policia arreston një femër sepse…

Deri më tani, 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që është përhapur në një pallat tetë katësh në periferinë juperëndimore të Paris. Mediat franceze kanë raportuar se mbi 30 veta janë plagosur si pasojë e flakëve, duke përfshirë edhe 3 zjarrëfikës.

Zjarri ka rënë rreth orës 01:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa zyrtarë të shërbimit zjarrëfikës janë shprehur për Agjencinë e Lajmeve “AFP” se pritet të rritet numri i viktimave pasi janë ende në vijim operacionet e shpëtimit për katet e mësipërme.

Ende nuk dihet shkaku që ka sjellë përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët fillimisht u përhapën në dy kate të godinës së vjetër që është ndërtuar që në vitet ’70.

Policia ka shoqëruar në komisariat një femër që është ndaluar si e dyshuar, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto