Flower
Flower

Pakësohen shanset për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ministri Holandez: Ky është vendim i parakohshëm

Janë pakësuar shanset që Shqipëria të marri dritën jeshile për negociatat më 26 qershor në Luksemburg.

Në një letër drejtuar homologëve të tij, ministri i Jashtëm hollandez, Stef Blok, paraqiti pikëpamjet e qeverisë Rutte mbi Shqipërinë dhe shtetet e tjera të rajonit.

Shqipëria listohet e parafundit përpara Bosnjes në këtë letër, ndërsa hapja e negociatave në këtë moment konsiderohet e parakohshme. Ndonëse letra i referohet disa prej vlerësimeve pozitive nga rekomandimi i Komisionit Europian, si nisja e Vetting-ut dhe reforma në drejtësi, përmendetet fakti se vendi ynë duhet të plotësojë më parë 5 prioritetet e parashtruara nga konkluzionet e Këshillit Europian të dhjetorit 2016.

“Qeveria holandeze ka ende shqetësime të mëtejshme në lidhje me myngesën e rezultateve konkrete në 2 nga 5 prioritetet, siç janë ai në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni Europian, numri i dënimeve në këto fusha mbetet i ulët. Ne i konsiderojmë të paqarta edhe proçedurat për prokurimin publik”, u shpreh ministri Blok në lidhje me Shqipërinë.

“Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë për ndërtimin e një baze të qëndrueshme të dhënash të qëndrueshme hetimesh praktike nën ndjekjen dhe hetimin e korrupsionit e krimit të organizuar në të gjitha nivelet. Holanda nuk është e bindur të pranojë rekomandimin e pakushtëzuar të Komisionit Europian për të hapur negociatat e pranimit të Shqipërisë në këtë moment. Ky vendim është i parakohshëm dhe vendit i mbetet rrugë përpara”, ka përfunduar ministri i jashtëm Holandez.

Ju mund të pëlqeni dhe këto