Flower
Flower

Paga minimale mbi 2500 dollarë e pa korrupsion, ky shtet do t’iu ofrojë jetën e ëndrrave

Borxhi publik është në nivelin më të ulët të mundshëm, paga mujore është mbi 2500 dollarë dhe politikat e emigracionit janë implementuar me sukses.

Me një sistem shëndetësor e arsimor shumë të mirë dhe me popullsi të konsiderueshme jo vetëm në qytete, por dhe në fshatra, Australia është bërë shteti i përsosur për të jetuar.

Sot, kontinenti i Australisë konsiderohet si ekonomia e 12 më e fuqishme në botë dhe për plot 7 vite nuk ka pasur recesion, ndërsa po rritet me hapa të shpejtë.

Australia është e pasur me minerale, e veçanërisht me hekur. Ndonëse e ka larg ekonominë evropiane dhe atë amerikane, ajo ka afër Azinë, si Kinën, Indinë dhe juglindjen e Azisë, ku jeton gjysma e popullsisë së botës.

Në Australi demokracia është e zhvilluar, respektohet prova private dhe korrupsioni nuk vepron as në politikë e as në biznes, ndërsa transparenca është një nga mjetet mbrojtëse të qeverisë.

Në këtë shtet, nuk ka pasur asnjëherë luftë, diktatorë në qeveri apo ndërrime të shpeshta sistemesh shoqërore. Natyrisht se Australia ka edhe anën tjetër të medaljes. Të gjithë ata që i kanë kaluar të ’60-at, vështirë arrijnë të gjejnë punë. Të papunët që jetojnë me një person që është i punësuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti.

aerial shot of a helicopter, Sydney, Australia.

Sektori i teknologjisë informative, ajo e ndërtimtarisë, blegtorisë dita ditës janë duke shënuar rritje, dhe për këtë arsye është më lehtë të depërtohet dhe të gjejnë punë në këto fusha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto