OBSH jep alarmin, ky shtet është kthyer në epiqendrën e re të koronavirusit

Amerika e Jugut është kthyer në epiqendrën më të re të pandemisë së koronavirusit, ku sipas OBSH, Brazili është vendi më i goditur.

Po ashtu, po rriten rastet e infektimit edhe në Afrikë. “Në njëfarë mënyrë, Amerika Jugore është kthyer në epiqendrën e re të përhapjes së sëmundjes”, ka thënë eksperti për emergjenca në OBSH, mjeku Mike Ryan.

Ryan ka shtuar se autoritetet braziliane kanë miratuar përdorimin e hidroksilklorokinës për të prekurit nga koronavirusi.

Sipas Ryan, 9 shtete afrikane kanë pasur një rritje prej 50% të rasteve të prekura me koronavirus në javën e kaluar.

Shkalla e ulët e vdekshmërisë mund t’i atribuohet gjysmës së popullsisë të moshës 18 vjeç apo më pak, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ende është i shqetësuar që kjo sëmundje mund të përhapet në kontinentin afrikan, i cili ka probleme të theksuara me shërbimet për kujdes intensiv dhe pajisje për ventilim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto