Flower
Flower

Nuk kurseu as njerëzit, tornadoja e frikshme shkatërron SHBA-të (Video)

Një stuhi shumë e fuqishme, që u shoqërua nga një tornado shkatërruese, ra në pjesën jugore të SHBA-ve, më së shumti në Teksas.

Mediat amerikane raportojnë se të paktën 5 persona kanë humbur gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa në mes të viktimave janë edhe dy fëmijë të mitur, të moshave 3 dhe 8 vjeç.

Në momentin e stuhisë, fëmijët ndodheshin në një makinë me prindërit e tyre që ishin ulur para, të cilën mbetën të padëmtuar, por pema që ra mbi mjetin e tyre i solli vdekjen të miturve.

Ndërsa një burrë tjetër, 95 vjeçari Roy Ratliff, që jetonte në Missippi, ndërroi jetë kur një pemë që u shkul nga era e fortë ra mbi shtëpinë e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto