Nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, humb jetën nga koronavirusi 21 vjeçarja

Një vajzë e re është një nga viktimat e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se Chloe Middleton ka vdekur në moshën 21 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mamaja e viktimës, e cila ka thënë se e bija e saj nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

“Të gjithë ju që mendoni se është thjesht një virus, ju lutem mendoni sërish, po ju flas nga eksperienca personale sepse ky virus më mori vajzën time 21-vjeçare”, ka shkruar mamaja e saj në një status në Facebook.

Ju mund të pëlqeni dhe këto