Flower
Flower

Nuk i ndalon askush, këto murgesha përfitojnë 1 milionë dollarë nga kultivimi i kana*isit

Një grup murgeshash në Kaliforni, që kanë marrë pseudimin e “Murgeshat e Luginës”, kanë që në vitin 2011 që merren me kultivimin e kanabisit dhe në sajë të këtij biznesi, fitojnë 1 milionë dollarë në vit nga shitja e kësaj lënde.

Motrat e shesin këtë bimë në gjithë vendin, ndërsa regjisori britanik Rob Ryan bëri një dokumentar mbi biznesin e çuditshëm të këtyre murgeshave, i quajtur “Breaking Habits”.

Murgesha Kate, 60 vjeçe, e cila banon në Merced County, Kaliforni së bashku me motrat e tjera, tha se ishin frymëzuar nga filmi ‘Breaking Habits’, i drejtuar nga regjisori britanik Rob Ryan, që eksploron historinë dhe mbijetesën e murgeshave për të nisur kultivimin e bimës.

“E kam parë dokumentarin kaq shumë herë, saqë jam sëmurë prej tij, por të gjithë e pëlqejnë atë, kështu që unë jam e lumtur për këtë”, tha ajo. Dokumentari zbulon sesi murgesha Kate dhe bashkësia e motrave të saj kanë luftuar kundër racizmit të zezakëve.

Deri tani motra Kate është përpjekur të shërojë tetë njerëz, të cilët kanë qenë përdorues të drogës. Murgeshat e përdorin gjithashtu për të trajtuar çdo sëmundje nga epilepsia në kancer.

“Ne kurojmë njerëz nga varësia e drogës dhe suksesi është 100% i sigurt. Kemi punuar me tetë njerëz që ishin të varur nga alkooli, duhani apo metadoni dhe gjithë u bënë më mirë”, tha motra Kate, e cila dikur punonte si një ekzekutive e lartë në një kompani fluturimi,  përpara se të kthehej në bujqësi. “Kjo që ne bëjmë është një shkallë më e lartë  suksesi sesa ‘Alcoholics Anonymous’,”tha motra Kate.

Rob Roban thotë se lufta e motrës Kate për të ndryshuar industrinë e kanabisit nga stoner në shërues është e vërtetë dhe e përzemërt. Dokumentari është vetëm një pjesë e planit të motrave për zgjerimin botëror të perandorisë së tyre medicinale të marihuanës. Më 22 prill, murgeshat e aktivitetit të kanabisit do të protestojnë ndaj privilegjit kishtar, që lejon abuzime.

Ju mund të pëlqeni dhe këto