Nuk është koronavirusi, një tjetër epidemi po shqetëson mjekët: “Miliona njerëz po infektohen”

Mijëra njerëz në botë janë prekur nga koronavirusi, mirëpo, duket se një tjetër virus ka infektuar 15 milionë amerikanë në SHBA.

Sipas “CNN”, nuk bëhet fjalë për një epidemi të re. Këtë sezon, rreth 8200 njerëz kanë humbur jetën nga gripi, një shqetësim që kanë ngritur dhe mediat zviceriane.

Sipas blick.ch, për javë të tëra, një virus tjetër potencialisht vdekjeprurës ka qenë i shfrenuar në Zvicër, praktikisht nën hijen e coronavirusit: virusi i gripit. Po sipas këtij mediumi, qindra njerëz vdesin prej tij çdo vit në Zvicër dhe mijëra duhet të shkojnë në spital për trajtim. Rreziku është rritur veçanërisht tek gratë shtatzëna, foshnjat e lindur para kohe, njerëzit me sëmundje të caktuara kronike dhe të moshuarit.

Po sipas shkrimit të CNN, sezoni i gripit 2019-2020 parashikohet të jetë një nga më të këqijat në një dekadë, sipas Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Të paktën 140,000 njerëz janë shtruar në spital me komplikime nga gripi, dhe ky numër parashikohet të rritet pasi që aktivitetet e gripit ndryshojnë. Gripi është një konstante në jetën e amerikanëve. Por është nënvlerësimi që i bëhet, gjëja më e rrezikshme, vlerëson Dr. Margot Savoy, kryetare e Mjekësisë Familjare dhe Komunitare në Shkollën e Mjekësisë Leëis Katz të Universitetit Temple.

“Ne priremi të mendojmë se gjithçka është ‘thjesht një ftohje e keqe’”, thotë ajo. “Ne e nënvlerësojmë sesa realisht është gripi vdekjeprurës. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve parashikojnë të paktën 12,000 njerëz të vdesin nga gripi në SH.B.A. çdo vit. Në sezonin 2017-2018 të gripit, vdiqën 61,000 njerëz, dhe 45 milion u sëmurën”, ka thënë ajo.

Burimi: Telegrafi

Ju mund të pëlqeni dhe këto