Nuk e pa tabelën “Stop”, djali i biznesmenit grek përplas për vdekje 25 vjeçarin shqiptar

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e 17 dhjetorit 2020 në lagjen Ekali të Athinës, ku djali 19 vjeç i një biznesmeni grek ka aksidentuar për vdekje një 25 vjeçar shqiptar.

Mësohet se 19 vjeçari është djali i një pronari anijesh dhe po drejtonte makinën “Mercedes GLE” kur përplasi motorin që drejtohej nga 25 vjeçari shqiptar Fotis Përndreca.

I riu humbi jetën nga plagët e marra. Ekspertiza rrugore zbuloi se 19 vjeçari kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk kishte respektuar tabelën e ndalimit “Stop”.

Kjo është bërë shkak i përplasjes me motorin që drejtohej nga shqiptari Fotis Përndreca. Djali i biznesmenit po kthehej nga palestra në ato momente dhe nuk rezulton që ai të ketë qenë në gjendje të dehur.

19 vjeçari është justifikuar me argumentin se nuk e kishte parë tabelën, por policia e ka arrestuar atë. Ndërkaq, familja e 25 vjeçarit shqiptar kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto